Telegrafi

Kryeministri Zaev i bëri thirrje Gruevskit të kthehet në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje ish kryeministrit, Nikolla Gruevskit i cili fitoi azil politik në Hungari, të kthehet në Maqedoni, për shkak se edhe dënimi me burg është ndihmë.

“E ka patjetër të vijë. Le të vijë. Duhet ndihmë në shtet. Ndihma në shtet është edhe kur do ta mbani dënimin. Gjithçka është ndihmë”, tha Zaev duke i bërë thirrje Nikolla Gruevskit të kthehet në shtëpi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev e komentoi edhe takimin e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

“Mendoj se ata u takuan si dy kryetarë të partive popullore evropiane. Unë besoj se ai takim mund të kontribuojë në përforcimin e miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë”, pohoi Zaev.

Ndryshe, ish kryeministri Gruevski në rrjetin e tij social në ‘Facebook’ shkroi për shkak të gjendjes në vend dëshiron të vijë në Maqedoni./Telegrafi/