Kryeministri i Polonisë ka fajësuar Gjermaninë për dështimin e Bashkimin Evropian për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.
Mateusz Morawiecki tha se Hungaria ishte në mbështetje të masave të reja pavarësisht nga afërsia e kryeministrit Viktor Orban me presidentin rus Vladimir Putin.
Ai tha se “Është Gjermania ajo që është pengesa kryesore ndaj sanksioneve. Hungaria është për sanksionet”.
Ndërkohë, ministri gjerman i mbrojtjes tha dje se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus – një ndryshim i rëndësishëm duke pasur parasysh se kancelari Olaf Scholz e ka kundërshtuar më parë masën për shkak të shqetësimeve ekonomike.
Morawiecki tha gjithashtu se ishte e rëndësishme të respektohej rezultati i zgjedhjeve hungareze, të cilat rizgjodhën Orbanin. Ky i fundit u kritikua nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky se ishte “praktikisht i vetmi në Evropë që mbështet hapur Putinin”. /Telegrafi/