Telegrafi

Kryeministri italian thotë se Putin ia ka bërë me dije se nuk janë pjekur kushtet për armëpushim në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë kryeministrit italian Mario Draghi, se nuk janë pjekur kushtet për armëpushim në Ukrainë.

Këto komente ai bëri gjatë një konference për media, ku pranoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Stoltenberg: Forcat ruse nuk po tërhiqen nga Ukraina

Draghi gjithashtu pranoi se Putini i ka thënë se kontratat aktuale për gazin rus mbeten në fuqi, dhe se kompanitë evropiane do të vazhdojnë ta paguajnë në euro dhe dollarë, e jo siç ishte raportuar më herët në rubla.

Ndërkaq i pyetur lidhur me rritjen e fondit për shpenzimet e ushtrisë pas pushtimit rus në Ukrainë, Draghi tha se Italia arrin gjithmonë qëllimin e NATO-s duke shpenzuar 2 % të GDP-së në mbrojtje. /Telegrafi/