Telegrafi

Kryeministri britanik sërish ndihmon Ukrainën, jep dritën e gjelbër për dërgimin e armëve tjera

Kryeministri britanik Boris Johnson ka biseduar sërish me kryeministrin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili e informoi për më të rejat në terren dhe rezistencën e paparë që po e bëjnë ukrainasit.

Pas bisedës telefonike nga Downing Street, kanë bërë të ditur se Johnson “lavdëron” trimërinë e Zelensky dhe popullit ukrainas, transmeton Telegrafi.

“Dënojmë ashpër sulmet barbare ajrore të kryera nga Rusia kundër civilëve të pafajshëm në Ukrainë, përfshirë fëmijët”, thuhej ndër tjera në një kumtesë.

Johnson gjithashtu njoftoi se ndihma ushtarake i janë dërguar Ukrainës, dhe ka theksuar se janë të “përkushtuar të dërgojnë më shumë ndihmë në orët dhe ditët në vazhdim”.

Mbretëria e Bashkuara është pajtuar të dërgojë më shumë armë, pajisje mjekësore dhe ndihma tjera ushtarake në Ukrainë. /Telegrafi/