Site icon Telegrafi

Kryeministri britanik për herë të parë takon Zelenskyn në Kiev

Rishi Sunak ka arritur në Kiev për të takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Është hera e parë që të dy liderët takohen që kur Sunak u bë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Në rrjetin social Telegram, Zelensky shpërndau një video të arritjes së kryeministrit britanik në Kiev.

“Që nga ditët e para të luftës, Ukraina dhe Britania e Madhe kanë qenë aleatët më të fortë”, shkroi fillimisht ai.

“Gjatë takimit të sotëm diskutuam për çështjet të rëndësishme si për vendet tona, ashtu edhe për sigurinë globale. Së bashku jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, tha ai.

Ndërkohë, Sunak ka deklaruar se britanikët e dinë më së miri se çfarë është të luftosh për lirinë.

“Britania e di se çfarë do të thotë të luftosh për liri. Ne jemi me ju gjatë gjithë rrugës Volodymyr Zelensky”, shkroi ai në Twitter.

Ndryshe, ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ishte disa herë për vizitë në kryeqytetin ukrainas, Kiev. /Telegrafi/

Exit mobile version