Telegrafi

Kryediplomati ukrainas dyshon se mund të arrihet një zgjidhje diplomatike me Rusinë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka pak shpresë në negociata që do t’i jepnin fund agresionit rus të Ukrainës.

“Ka pak hapësirë për diplomaci në mendjen e [presidentit rus Vladimir] Putin”, tha ai në një forum të politikave të SHBA-së. “Ne duhet ta mbajmë të hapur kanalin e diplomacisë”, duke qenë të vetëdijshëm për “përpjekjet e Rusisë për të manipuluar publikisht këtë pistë”.

“Ne po flasim, por Rusia ende paraqet kërkesa të cilat janë të papranueshme. Ne nuk do të bëjmë asnjë kompromis për çështjet ekzistenciale për Ukrainën”, tha ai.

Pikëpamja pesimiste e Kulebas përkoi me një thirrje midis Putinit, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz më herët të shtunën.

Kuleba tha se besonte që largimi i Putinit si president rus do të mjaftonte për të ndaluar konfliktin.

“Ai ishte i zymtë për pasojat e luftës, duke thënë se kjo do t’i bëjë ukrainasit të urrejnë Rusinë. Ne nuk do t’i falim ata brez pas brez”, pohoi diplomati ukrainas.

Kuleba gjithashtu tha se udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ishte nën presion të madh nga Moska për të angazhuar forcat në pushtim. /Telegrafi/