Telegrafi

Kryediplomati i BE-së dëshiron të përdorë 90 për qind të të ardhurave nga asetet ruse, për të blerë armë për Ukrainën

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, thotë se do të propozojë përdorimin e 90 për qind të të ardhurave nga asetet ruse të ngrira në Evropë për të blerë armë për Ukrainën.

Josep Borrell tha se do të paraqesë një propozim për shtetet e tjera të BE-së nesër, një ditë përpara një samiti të liderëve të bllokut, transmeton Telegrafi.

“Propozimi konkret do të paraqitet nesër. Kjo është për shtetet anëtare që të bien dakord”, tha Borrell.

Një zyrtar i lartë i BE-së tha javën e kaluar, se asetet ruse të ngrira në BE ka të ngjarë të gjenerojnë midis 15 dhe 20 miliardë euro fitime pas tatimit deri në vitin 2027.

Lexo po ashtu Pas poshtërimit dhe humbjeve të mëdha të shkaktuara nga ukrainasit, Rusia emëron shefin e ri të marinës në Detin e Zi

Borrell, i cili tha se ideja është të përdoren fitimet nga asetet në vend të vetë aseteve, tha se kjo mund të sjellë rreth 3 miliardë euro në vit.

“10 për qind e mbetur mund të shkojë drejt nxitjes së industrisë së mbrojtjes ukrainase”, shtoi ai.

Shumica e aseteve ruse të sekuestruara në Perëndim mbahen në depozitimin qendror belg të letrave me vlerë, Euroclear, i cili ka 190 miliardë euro letra me vlerë dhe para të gatshme të bankës qendrore ruse. /Telegrafi/