Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, thotë se do të propozojë përdorimin e 90 për qind të të ardhurave nga asetet ruse të ngrira në Evropë për të blerë armë për Ukrainën.
Josep Borrell tha se do të paraqesë një propozim për shtetet e tjera të BE-së nesër, një ditë përpara një samiti të liderëve të bllokut, transmeton Telegrafi.
“Propozimi konkret do të paraqitet nesër. Kjo është për shtetet anëtare që të bien dakord”, tha Borrell.
Një zyrtar i lartë i BE-së tha javën e kaluar, se asetet ruse të ngrira në BE ka të ngjarë të gjenerojnë midis 15 dhe 20 miliardë euro fitime pas tatimit deri në vitin 2027.
Borrell, i cili tha se ideja është të përdoren fitimet nga asetet në vend të vetë aseteve, tha se kjo mund të sjellë rreth 3 miliardë euro në vit.
“10 për qind e mbetur mund të shkojë drejt nxitjes së industrisë së mbrojtjes ukrainase”, shtoi ai.
Shumica e aseteve ruse të sekuestruara në Perëndim mbahen në depozitimin qendror belg të letrave me vlerë, Euroclear, i cili ka 190 miliardë euro letra me vlerë dhe para të gatshme të bankës qendrore ruse. /Telegrafi/