Kryetari i komunës së Toshevës në provincën Dobrich të Bullgarisë, Valentin Dimitrov, është liruar pasi u arrestua për keqpërdorim të subvencioneve të BE-së.
Kur u largua nga selia e policisë, u prit nga mbështetësit që e përkrahën, transmeton Telegrafi.
Protestuesit thonë se kryebashkiaku i tyre është vënë në shënjestër të padrejtë, në një hetim penal për keqpërdorimin e fondeve të BE-së.
Dimitrov u arrestua me kërkesë të Prokurorisë Evropiane dhe u akuzua për keqpërdorim të 169 mijë eurove nga subvencionet e BE-së, lidhur me projektin për rritjen e efikasitetit energjetik në banesat sociale.
Punimet janë kryer nga një kontraktor privat nga viti 2017 deri në vitin 2019.
ZPP-ja thotë se, sipas dëshmive, zyrtarë publikë të përfshirë në projekt, përfshirë edhe kryetarin e komunës, kanë paraqitur informacione të rreme lidhur me kryerjen e punimeve, të cilat nuk kanë përfunduar brenda afatit të caktuar.
Dimitrov u deklarua i pafajshëm për akuzat që rëndonin mbi të. /Telegrafi/