Telegrafi

Kritikuan Putinin dhe luftën në Ukrainë, arrestohet çifti në një restorant në Rusi – i raportoi një kamarier që dëgjoi bisedën e tyre

Është publikuar videoja e arrestimit të një çifti rus, pasi që folën kundër luftës në Ukrainë dhe presidentit rus Vladimir Putin derisa kishin shkuar për një darkë familjare në një restorant.

Në fakt, zyrtarët e armatosur të gardës kombëtare u futën në restorant dhe arrestuan Alexey Ovchinnikov, 42-vjeçe dhe bashkëshortin e saj Aleksei Ovchinnikov, 40.

Bisedën private të këtij çifti e dëgjoi dhe raportoi në polici një kamarier i restorantit “Na ogrev” në Krasnodar, transmeton Telegrafi.

Kur policët i prangosën, Ovachinnikova me zë të lartë filloi të shfaq mbështetjen e plotë për Ukrainën, dhe për këtë rrezikohet të dënohet deri në pesë vite burgim sipas ligjeve në fuqi që ndalojnë kritikat mbi luftën në Ukrainë.

Lexo po ashtu Konvoji i mjeteve ushtarake ruse kalojnë në të kuqen në qytetin ukrainas Antratsyt, autocisterna përplaset me një veturë civile

“Do t’i shkojë deri në fund, lavdi Ukrainës. Jo, nuk dua të heshtë, nuk dua të heshtë. Slava Ukraini! Slava heronjve! Slava Zelensky”, bërtisi rusja para policëve derisa u filmua e tërë kjo ngjarje si dëshmi ndaj saj në gjyq.

“Merre filmin, nëna jote do të jetë krenare me ty, je shumë i mirë”. Je superhero… çfarë të them tjetër? E di që po turpërohesh që po na arrestojnë për këtë, e di se po turpërohesh”, i tha gruaja policit derisa ngritej nga dyshemeja me pranga në duar.

Dyshja që kanë dy vajza të mitura, janë dërguar në stacionin e policisë pas arrestimit në restorant. E gjykata urdhëroi bashkëshortin e saj që t’i kalojë 15 ditë në para burgim. /Telegrafi/