Site icon Telegrafi

Kritikat e mëdha për Harry Kane, reagon edhe legjenda Alan Shearer

Anglia ka dëshpëruar në dy ndeshjet e para në Euro 2024, duke shënuar vetëm dy gola dhe duke marrë katër pikë.

Pas fitores minimale ndaj Serbisë 1-0, anglezët barazuan me Danimarkën 1-1 dhe loja e tyre ka lënë shumë për të dëshiruar.

Një nga lojtarët që është kritikuar më së shumti ka qenë kapiteni Harry Kane, si nga tifozët ashtu edhe nga nga mediat angleze.

Lexo po ashtu Gareth Southgate i lë tifozët të befasuar pas komentit të tij për mesfushën e Anglisë

Legjenda angleze, AlanShearer ka folur për kritikat ndaj Kane, duke thënë se ai u tërhoq në moshën 30 vjeçare shkaku se pa rënie të formës së tij.

“Kur mbusha 30 vjeç dhe nisa ta humbja disi ritmin, kisha nevojë për lojtarë me këmbë të forta rreth meje. Kisha nevojë për ritëm e intensitet afër meje. E njëjta gjë vlen edhe për Kane”.

“Ai ende arrin ta mbajë e mbrojë topin, gjithashtu godet me kokë. Ka një prekje të bukur dhe shënon gola pafund, por e vetmja gjë që nuk e bën dot në mënyrë të vazhdueshme është rinisja e shpejtë”.

Lexo po ashtu Çfarë ndodhë nëse Danimarka dhe Anglia përfundojnë me numër të njëjtë të pikëve në Euro 2024

“Kështu që ka nevojë të ketë afër lojtarë që e bëjnë pa probleme një gjë të tillë. Ky është shkaku pse dua ta shoh Gordon në skuadër”.

“Lojtar energjik dhe me aftësinë për të dalë shpejt në kundërsulm. Do të më pëlqente shumë ta shihja afër Kane”, tha Shearer. /Telegrafi/ 

Exit mobile version