Site icon Telegrafi

Kristi pyetet nëse e ka takuar balerinën me të cilën pati afrimitet në festën e beqarisë së Luizit

(Foto: Top Channel)

Finalisti i ‘Big Brother VIP Albania 2’, Krist Dragot Aliaj, ka folur për përvojën e tij brenda shtëpisë.

I ftuar në emisionin Wake Up, ai ka treguar se ndikimi që ka pasur te publiku si një djalë i edukuar i ka pëlqyer, por publiku nuk i ka vlerësuar dhe shumë anë të tjera të tij.

Për shembull – siç transmeton Top Channel – fakti që ishte pjesë aktive e shtëpisë, merrte pjesë në debate të ndryshme, por mbi të gjitha angazhimi i tij edhe në fushën artistike, ku shumë detyra që vinin nga Vëllai i Madh ai i bënte me shumë dëshirë.

Lexo po ashtu Puthje dhe ledhatime, Kristi nuk përmbahet me valltaren gjatë festës së beqarisë së Luizit

Një gjë që është komentuar shumë ka qenë edhe afrimiteti i tij me një nga balerinat që morën pjesë në festën e beqarisë së Luiz Ejllit. I pyetur nëse e ka takuar këtë vajzë pasi ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, Kristi preferoi të mos përgjigjej, duke thënë që jo çdo gjë duhet të tregojë.

Moderatori Blendi Salaj e ka ngacmuar duke i thënë se me përgjigjen e tij la të nënkuptojë që e ka takuar, ndërkohë që Kristi e kaloi duke qeshur.

Lexo po ashtu Kristi komenton ndarjen nga Keisi: Ishte një moment shumë delikat

Për sa u përket parave që ka fituar në Big Brother, Kristi tregon se nuk është një shumë e madhe. Sipas tij, këto para nuk janë asgjë, para sakrificës që ka bërë brenda “Big Brother”.

Exit mobile version