Krist Aliaj dhe Keisi Medini këto ditë kanë qenë në vëmendje sa i përket raportit të tyre.
Ata kanë nisur një njohje me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së famshme, Big Brother VIP Albania, megjithëse u aludua se artisti ka një lidhje jashtë.
Përkundër se e mohoi një gjë të tillë, e dashura e përfolur bëri një reagim në rrjete sociale, teksa zbuloi bisedën e fundit me të të realizuar më 24 dhjetor – në nisjen e BBVA 2.
@ketishoes♬ original sound – Keti Shoes
Mes gjithë kësaj, dyshja po kalojnë një kohë të mirë brenda dhe po shijojnë çdo moment.
Në kuadër të një sfide, Kristi dhe Keisi kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin.
Derisa ishin në oborr të shtëpisë duke zhvilluar një lojë, ata nuk hezituan të ndërmerrnin edhe këtë hap.
Presim të shihet në vazhdim se si do të shkojë marrëdhënia e dy konkurrentëve të njohur në këtë format. /Telegrafi/