Site icon Telegrafi

Kreu i NATO-s ‘absolutisht’ i bindur, se aleatët do të bien dakord për formulimin në lidhje për pranimin e Ukrainës në aleancë

Kreu i NATO-s tha se është “absolutisht” i bindur se aleatët do të bien dakord për një formë formulimi në një samit të kësaj jave në lidhje me pranimin e ardhshëm të Ukrainës në aleancë që do të jetë e pranueshme për Kievin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy – i cili ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në mbledhjen e aleatëve të NATO-s në Lituani të martën dhe të mërkurën – po kërkon një ftesë të qartë për t’u anëtarësuar, transmeton Telegrafi.

Ai dëshiron që ajo të shkojë shumë më tej se një marrëveshje në parim në një samit në Bukuresht në 2008, se dyert e NATO-s ishin të hapura për anëtarët e rinj.

Lexo po ashtu Britaniku që luftoi për ukrainasit, rrëfen tmerrin e përjetuar nga rusët: Më thanë dëshiron vdekje të shpejtë apo të bukur

Megjithatë, pavarësisht se koha po mbaron, diskutimet janë ende në vazhdim midis shteteve anëtare rreth asaj se si do të duket formulimi formal rreth anëtarësimit të Ukrainës.

Disa vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet baltike, janë të prirur që Ukraina të ftohet për t’u bashkuar me shpejtësi pasi të përfundojë lufta me Rusinë, ndërsa të tjera, si Gjermania, janë më të kujdesshme.

I pyetur nëse ka besim se do të arrihet një marrëveshje që është e pranueshme nga të gjitha palët, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i tha Sky News: “Po absolutisht”.

Në një intervistë përpara samitit, ai tha: “Unë nuk them se është gjithmonë e lehtë dhe e drejtpërdrejtë, sepse kur jemi shumë aleatë, sigurisht që ka qëndrime të ndryshme, pikëpamje të ndryshme, por kjo nuk është asgjë e re”.

Lexo po ashtu Pjesëtarët e Wagner në pushime deri në gusht, pas së cilave do transferohen në Bjellorusi

“Por forca e NATO-s, të cilën ne po e dëshmojmë vazhdimisht, është se ne jemi gjithmonë në gjendje të bashkohemi rreth një detyre të përbashkët, një mesazhi të përbashkët”, shtoi Stoltenberg.

Aleanca tashmë ka rënë dakord të përmirësojë statusin e lidhjeve të dy palëve me krijimin e një organi të ri – këshillin Ukrainë-NATO.

Por një vendimi i Zelensky për të marrë pjesë personalisht në samitin e Lituanisë, mund të varet nga fakti nëse është i kënaqur me sinjalin që aleatët i japin atij për anëtarësimin në NATO.

Stoltenberg tha se nuk ishte e mundur të ishte “100% i sigurt” se presidenti ukrainas do të merrte pjesë, duke qenë se ai është udhëheqësi i një vendi në mes të një lufte. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=We1rz2KsJr8&ab_channel=SkyNews

 

Exit mobile version