Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto tha se pret që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe beson se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane do të kontribuojë në rrafsh.
Në Jahorinë afër Sarajevës, ku mori pjesë në një konferencë biznesi të organizuar nga qeveria e Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, ministri u tha gazetarëve se zgjedhja e 78-vjeçarit ka çuar në një situatë ku ka shanset më të mëdha deri më tani për arritjen e paqes në Ukrainë dhe se kjo është qasja që Budapesti po e mbron me këmbëngulje.
Szijjarto tha se hungarezët nuk besojnë se një zgjidhje për Ukrainën mund të gjendet në fushën e betejës, duke shtuar se tani duhet të “ndalojnë dërgimin e armëve” dhe të fillojnë negociatat, por ai pranon se një pozicion i tillë i Budapestit nuk po përkrahet me shumicë në Evropë, edhe pse gjoja mbizotëron në pjesë të tjera të botës.
Ai fajësoi “mediat e krahut të majtë në Evropë” për krijimin e një pasqyre të rreme se cila është zgjidhja për Ukrainën, kur ato mbrojnë mbështetjen e vazhdueshme për atë vend që po mbron veten kundër agresionit rus, shkruan index.hr.
Ai pretendon se Bashkimi Evropian tani ka nevojë për një strategji të re, sepse nuk është as financiarisht dhe as në gjendje të kompensojë tërheqjen e SHBA-së nga mbështetja e Ukrainës me armë dhe pret që pikërisht kjo të ndodhë.
“Shpresojmë që Donald Trump t’i realizojë planet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ketë paqe sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Szijjarto.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2024 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/