Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka treguar se sipas tij do të funksionojë Qeveria Haradinaj.
“Ja pra, kështu do të funksionojë tash e tutje qeverisja në Kosovë: duke e pritur dhe lutur Listën Srpska”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Në ndërkohë seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Qeveria Haradinaj është në pauzë.