Telegrafi

Krasniqi: Albin Kurti po i qorton zyrtarët e VV-së, pse po dështojnë në debate

Frashër Krasniqi nga koalicioni AAK-PSD, ka kritikuar LVV se janë të dobët në debate politike dhe se pas çdo debate qortohen nga Albin Kurti për mos suksese në duele me kandidatët e partive tjera.

“Nuk ka kapacitete LVV me u përball në debate me partitë e tjera. Jam duke dëgjuar që në zyre, pas çdo debati, Albin Kurti i qorton atë duke ju thënë se jemi duke u treguar të dobët dhe krejt punën e tij po e hedhin poshtë”, ka deklaruar Krasniqi në RTV Dukagjini.

Frashër Krasniqi në Debat Plus ka deklaruar se e gjithë LVV-ja janë të përqendruar në liderin e tyre dhe kanë mungesë të njerëzve.

Kandidati për deputetë nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se do të ishte e rrugës që në debate televizive të debatohet për programe të subjekteve e jo vetëm për të ngritur zërat.