Telegrafi

Krahasimi i statistikave të kësaj dekade në mes Messit dhe Ronaldos – cili është fituesi?

Kjo dekadë për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon po përfundon me mjaftë sukses.

Ylli argjentinas fitoi para pak ditësh për herë të gjashtë Topin e Artë në karrierë, e që u bë lojtari i parë në histori që arrin ta bëjë këtë gjë.

Në anën tjetër 34-vjeçari është lojtari i dytë me më së shumti Topa të Artë në karrierë me gjithsej pesë.

Ende vazhdon të jetë debati se cili prej tyre është  më i miri në histori të sportit më të shikuar në botë.

Statistikat e përgjithshme do të tregojnë se cili prej tyre është në avantazh për t’u cilësuar si më i miri i të gjitha kohërave.

Golat me klube:

Lionel Messi 522 – 478 Cristiano Ronaldo

Argjentinasi është rreth 50 gola në përparësi nga rivali i tij i përjetshëm, derisa nga nëntë prej dhjetë sezoneve ka arritur të shënojë mbi 50 gola.

Rekordi më i mirë i 32-vjeçarit vije nga viti 2012, atëherë kur kishte shënuar 79 gola për Barcelonën në të gjitha garat.

Sezoni më i mirë për portugezin ishte në vitin 2013, atëherë kur kishte shënuar 59 herë për Real Madridin.

Asistimet për klub:

Lionel Messi 205 – 140 Cristiano Ronaldo

Përsëri është argjentinasi që vazhdon në përparësi.

Ronaldo vazhdon të jetë rivali i tij për asistime edhe në këtë garë, por që numrat janë të dallueshëm.

Trofetë me klube:

Lionel Messi 23-17 Cristiano Ronaldo

Argjentinasi ka fituar 23 tituj me Barcelonën, përfshirë këtu shtatë tituj të La Liga-s.

Ronaldo ka fituar vetëm tre tituj të ligës (dy në La Liga dhe një në Serie A), por që ka fituar më shumë Liga të Kampionëve.

Portugezi i ka fituar trofetë e garës më të madhe për klube në Evropë gjatë viteve, 2014, 2016, 2017, 2018, për dallim nga Messi që e ka fituar vetëm në vitin 2011 dhe 2015.

Golat me kombëtare:

Cristiano Ronaldo 77-57 Lionel Messi

Portugezi këtu e merr përparësinë ndaj argjentinasit që nuk ka qenë edhe aq i suksesshëm te Argjentina.

34-vjeçari ka shënuar 7 herë për Portugalinë, 20 më shumë se 32-vjeçari që ende nuk ka fituar një trofe të madh me kombëtaren e tij.

Trofe me kombëtaren:

Cristiano Ronaldo 2-0 Lionel Messi

Ylli portugez ka fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë, derisa i mungon vetëm Kupa e Botës në kabinetin e tij të trofeve.

Në anën tjetër, Messi ende nuk e ka fituar Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës me Argjentinën.

Topa të Artë:

Lionel Messi 6-5 Cristiano Ronaldo

Kur jemi te trofeu më i madh individual për një lojtar, 32-vjeçari prin me një më shumë se portugezi.

Vlerësimi i përgjithshëm nga WhoScored për këtë dekadë:

Lionel Messi 8.26 – 8.05 Cristiano Ronaldo

Faqja më e atdhe e statistikave ka mbledhur të gjitha paraqitjet e dyshes për këtë dekadë, e që argjentinasi është në avantazh të ngushtë.

Messi vlerësohet me 8.26 për të gjitha paraqitjet nga viti 2010 deri në fund të viti 2019.

Në anën tjetër, Ronaldo është vlerësuar me 8.17 për kohën e tij te Real Madridi, ndërsa për kohën te Juventusi ka marrë vlerësimin 7.58, në një mesatare të përgjithshme 8.05.

Vlerësimi final:

Lionel Messi 5-2 Cristiano Ronaldo

Duke marrë vlerësimin e të gjitha kategorive, Messi në këtë dekadë ka qenë më i suksesshëm se portugezi.

Kur jemi në fazën ndërkombëtare, mund të jetë vetëm një fitues dhe ai është: Ronaldo

Nga ana tjetër, nga ajo e klubeve, fituesi i padiskutueshëm është: Messi. /Telegrafi/