Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar zgjedhjet me 51.9 për qind të votave, transmeton Telegrafi.
LDK është radhitur e dyta me 35.8 për qind ndërsa PDK me 12.3 për qind.
KQZ ka njoftuar se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet në Podujevë ishte 40.76 për qind.
Ndërsa, në Mitrovicën e veriut zgjedhjet i ka fituar Lista Serbe, me kandidatin Milan Radojeviç./Telegrafi/