Milani mund të vihet pas mesfushorit të Real Madridit, Mateo Kovacic.
Kroati mund të kthehet në San Siro pasi u largua në verë nga Interi.
Sipas Corriere dello Sport, presidenti Silvio Berlusconi dëshiron ta shoh skuadrën duke luajtur 4-3-1-2 dhe kërkon që ta blejë një mesfushorë sulmues dhe Kovacic është ai që pëlqehet.
21-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje me Los Blancos, por nuk ka shënuar ende duke dhënë vetëm dy asistime.
Tuttosport beson se edhe lojtari i Palermos, Franco Vazquez, është një opsion pasi çmimi i tij është më lirë, diku mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/