Mateo Kovacic është shfaqur shumë u lumtur me fanellën e re të Chelseat gjatë prezantimit të tij në Stamford Bridge.
Mesfushori kroat ka ardhur në huazim te blutë e Londrës për një vit pa të drejtë blerje.
“Jam shumë i lumtur për transferimin te Chelsea. Është një ndjenjë e papërshkrueshme”.
“Do të përpiqem të jap maksimumin në këtë klub. Është një kampionat i ri për mua dhe sigurisht fillimi do të jetë paksa i vështirë, por jam i sigurt që trajneri Sarri dhe shokët e skuadrës do të më ndihmojnë”.
“Besoj se do të zhvillojmë një sezon të madh”, ka thënë Kovacic në ditën e parë si lojtar i londinezëve.
Mateo Kovacic ka qenë pjesë e Real Madridit për tri sezone. Ai ka zhvilluar 109 ndeshje me Realin, duke fituar tri Liga të Kampionëve.
Te Chelsea ai duhet të luftojë shumë për një vend pasi aty janë edhe Jorginho, Kante, Cesc Fabregas, Ross Barkley, Danny Drinkëater, Ruben Loftus-Cheek dhe Tiemoue Bakayoko, ky i fundit mund të kalojë të Milani. /Telegrafi/