Telegrafi

Kovacic flet për interesimin e Milanit

Ka luajtur pak këtë sezon, nuk është kthyer në lojtarin që mendonte Real Madrdi dhe në finale nuk u aktivizua fare, por Mateo Kovacic mbetet një lojtar mjaft i kërkuar në treg dhe Milani është i pari që ka nisur bisedimet me Realin.

Megjithatë, nuk duhet harruar se verën e shkuar mesfushori kroat kushtoi mjaft shtrenjtë dhe Reali nuk ka ndërmend ta dhurojë, aq më shumë që bëhet fjalë për një futbollist 22-vjeçar.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Vetë Kovacic pas finales në Ligën e Kampionëve gjithçka të hapur: “Më ka ardhur keq kur ika nga Interi, por Reali është një skuadër e madhe”, transmeton SportAl.al

“Milani? Nuk mendoj për skuadra të tjera, edhe pse në jetë gjithçka mund të ndodhë. Kemi fituar Ligën e Kampioneve, tani është Evropiani dhe unë kam një kontratë 5-vjeçare, ndaj nuk ka arsye që të kërkoj largimin. I prisja vështirësitë në vitin tim të parë në Madrid, por ndihem mirë dhe kam luajtur shumë ndeshje”, ka thënë për fund mesfushori kroat.