Të hënën nga ora 20:45 të gjithë sytë e shqiptarëve do të jetë të kthyer nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’, Përfaqësuesja e Kosovës do të presë atë të Bullgarisë.
Kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë pasi është e para e vlefshme për kualifikimet në Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.
Kjo është hera e parë që këto dy përfaqësuese takohen në mes veti, por forma aktuale ka bërë që ‘Dardanët’ të konsiderohen favorit për të arkëtuar pikët e plota.
Ekipi i Kosovës është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit, më saktë që nga nëntori i vitit 2017, kurse në shtëpi nuk kanë humbur që nga tetori i 2017.
Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë bëhet edhe më interesante kur shikon numrat dhe statistikat, të cilat Telegrafi më poshtë ua servon të detajuara:
Kosova:
Mosha mesatare e skuadrës: 23.5 vjeç
Vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve: 44.45 milionë euro
Lojtari më i shtrenjtë: Valon Berisha, 7.5 milionë euro
Pas yllit të Lazios, i dyti cilësohet Milot Rashica (shtatë milionë euro), pastaj Arbër Zeneli (gjashtë milionë euro), Bersant Celina (3.5 milionë euro), ndërsa top pesëshja mbyllet nga Benjamin Kololli me 2.75 milionë euro. Vlerat e lojtarëve janë të marra nga Transfermarkt, ueb faqe e specializuar për vlerësimin e vlerës së lojtarit.
Renditja në ranglistën e FIFA-s: Vendi i 131-të
Bullgaria:
Mosha mesatare e skuadrës: 28.1 vjeç
Vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve: 31.02 milionë euro
Lojtari më i shtrenjtë: Kiril Despodov, 3 milionë euro
Renditja në ranglistën e FIFA-s: Vendi i 46-të
Vlen të theksohet se të dy lojtarët e lartpërmendur të të dy skuadrave nuk luajnë në ndeshjen e së hënës për shkak të lëndimeve.
Forma në pesë ndeshjet e fundit:
Kosova: Tri fitore (Dy herë ndaj Maltës, një herë kundër Azerbajxhanit), dy barazime (Danimarkë, Ishujt Faroe).
Bullgaria: Tri barazime (Mal i Zi, Slloveni, Qipro), një fitore (Bullgari) dhe një humbje (Norvegji).
Gola të shënuar dhe pranuar në pesë ndeshjet e fundit:
Kosova: 15 gola të shënuar/katër të pranuar, ndërsa Bullgaria: Pesë gola të shënuar/pesë gola të pranuar.
Kapaciteti i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ është 13,500 dhe biletat për këtë ndeshje janë shitur në mënyrë online dhe të gjitha kanë përfunduar brenda dy ore.
Situata në grupin e Kosovës para ndeshjes:
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
/Telegrafi/