Telegrafi

Kosova luan sot në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Sllovenisë

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Sllovenisë në kuadër të ndeshjes së vlefshme për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Dardanët do ta presin kombëtaren ballkanase me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri në ndeshjen e Grupit 3 në Ligën C.

Ekipi i Bernard Challandes vjen në këtë ndeshje me motivin në rënie pas humbjes nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinale të “Play-Offit” për kualifikim në Euro 2020.

Lexo po ashtu Challandes flet për ndeshjen me Maqedoninë dhe sfidën e ardhshme ndaj Sllovenisë: Duhet të gjejmë zgjidhje për 30 metrat e fundit në sulm

Megjithatë, ekipi përfaqësues janë gati të kthehen te rezultatet pozitive dhe të tregojnë se do të luajnë deri në fund për tri pikët.

Në anën tjetër, Sllovenia ka një barazim dhe një humbje nga dy ndeshjet e para të këtij grupi dhe synon rezultat pozitiv për të mbetur ‘arrë e fortë’ për të fituar Grupin 3 në Ligën C, ku bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Moldavia.

Lexo po ashtu Përzgjedhësi i Sllovenisë, Kek: Duhet cilësi dhe disiplinë që ta mposhtim Kosovën, pasi ata luajnë me krenari për vendin e tyre

Kosova në këtë ndeshje do t’i ketë mungesat e njëjta sikurse ndaj Maqedonisë së Veriut, përveç Samir Ujkanit, i cili kthehet për këtë takim.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Milot Rashica, Besar Halimi, Bernard Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca do të jenë mungesat e Dardanëve. /Telegrafi/