Sporti i xhudos është krenaria më e madhe e vendit tonë Kosovës dhe këtë nuk e diskuton askush.
Nga ky sport kanë ardhur shumë medalje në vendin tonë, nga Kampionate evropiane e botërore, por edhe nga Lojërat Olimpike.
Që nga viti 2013 kur Federata e Xhudos së Kosovës është pranuar zyrtarisht, shumë medalje kanë ardhur në vendin tonë.
Vetëm nga Kampionatet Evropiane, Kosova ka fituar 23 medalje nga xhudistët tanë në dy konkurrencat.
Shtatë medalje të Arta kanë ardhur në vendin tonë, katër të argjendta dhe 12 të bronzta brenda 10 viteve.
Padyshim që ky është sukses jashtëzakonisht i madh me mjeshtrin Driton Kuka që i ka udhëhequr xhudistët tanë drejt sukseseve të jashtëzakonshme. /Telegrafi/