Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland ka thyer një rekord të madh me het-trikun e shënuar të mërkurën mbrëma ndaj Kosovës.
Haaland shënoi het-trikun e tij të 22-të në karrierë, duke shënuar të gjithë golat e Norvegjisë në fitoren 3-0 në miqësoren kundër Kosovës.
Sipas faqes së njohur Squawka, Haaland tani ka më shumë het-trik se Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Sergio Aguero, të cilët kanë nga 21 sosh.
Erling Haaland has now scored 22 career hat-tricks for club and country.
That’s more than Harry Kane, Kylian Mbappé and Sergio Aguero.🎩 pic.twitter.com/pb9Z73eN4v
— Squawka (@Squawka) June 5, 2024
Nëntë nga het-trikët e Haalandit kanë ardhur me fanellën e Cityn, ku më e fundit e tij ishte performanca me katër gola kundër Wolves muajin e kaluar.
Në ndeshjen kundër Kosovës, Haaland shënoi në minutat e 15-të, 70-të dhe 75-të.
Ai tani ka shënuar 30 gola në 32 paraqitje për Norvegjinë dhe 90 gola në 98 ndeshje për Cityn.
Haaland gjithashtu mban disa rekorde për het-trik në Ligën Premier, duke qenë lojtari më i shpejtë që shënon dy, tre, katër dhe pesë het-trik. /Telegrafi/