Site icon Telegrafi

Korrespondentja e Deutsche Welle dhe France24: Kam qenë në qytetin ukrainas Izyum, është më zi se çfarëdo që mund të mendoni

Emmanuelle Chaze, korrespondente dhe reportere që punon për Deutsche Welle dhe France24, ka shkruar në Twitter se raportimi rrëqethës nga Izyumi i çliruar, thotë se pas tërheqjes së forcave ruse janë zbuluar varreza masive, në të cilat ukrainasit pretendojnë se gjenden kufomat e 440 civilëve.

“Sapo u ktheva në vendi ku është zbuluar varreza masive në Izyum. Është më zi se çfarëdo që mund të mendoni. Mund të konfirmoj se një pjesë e atyre njerëzve që janë gjetur të vrarë atje – ishin torturuar. Kanë pasur një vdekje të dhunshme”, ka shkruar ajo në Twitter, transmeton Telegrafi.

Në këto varreza masive janë gjetur kufomat e 17 ushtarë ukrainas – ku Chaze shtoi se këto kufoma janë dërguar në morg për t’ju kryer autopsia.

Chaze ka theksuar se kufomat e tjera të meshkujve ishin nga mosha të ndryshme duke filluar nga 18-vjeçarët.

“Duart i kishin të lidhura pas shpinës. Kishin marrë goditje në kokë me mjete të mprehta. U janë shtypur gjymtyrët”, ka shkruar Chaze.

Ajo madje publikoi fotografitë e zjarrfikësve që ishin përgjigjur për zhvarrosjen.

“Njëri më tha se e tërë njësia e tij pas këtij rivarrimi do të kenë nevojë për ndihmë të psikologut”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version