Telegrafi

Kontrata e Dembele skadon pas një jave, Xavi bën përpjekjet e fundit që të ndodhë rinovimi

(Foto: Instagram/o.dembele7)

Saga e qëndrimit apo largimit të Ousmane Dembele nga Barcelona është pranë fundit – ndërkohë që akoma nuk ka marrëveshje.

Kontrata e francezit në Camp Nou skadon më 30 qershor, ndërsa ai nuk ka nënshkruar akoma vazhdimin e saj dhe me shumë mundësi do të mbetet lojtar i lirë.

Trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez, akoma e sheh anësorin si pjesë kyçe të ekipit të tij dhe ka bërë kërkesën e fundit te lojtari dhe bordi i klubit për nënshkrimin e kontratës së re.

(Foto: Instagram/o.dembele7)

Çështja e rinovimit mbetet e hapur qe disa muaj, ndërsa Goal ka mësuar se trajneri është duke insistuar që futbollistit t’i bëhet një ofertë që do ta bindte për të nënshkruar.

Lexo po ashtu Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski

Xavi është i vetëdijshëm se sa ngadalë kanë shkuar bisedimet dhe se situata po shkon drejt ditës kur Dembele nuk do të jetë më lojtar i Barcelonës. /Telegrafi/