Urime për OBRM-PDUKM dhe për liderin partiak Nikolla Gruevski, i ka uruar Kongresi hebre amerikan, e cila është njëra ndër organizatat më të fuqishme në SHBA dhe ka ndikim të fuqishëm në trendet politike dhe shoqërore. Urimi i nënshkruar nga kryetari i Kongresit, Jack Rosen, si dhe nga nënkryetari Munr Kasmir, ku shprehet shpresë për bashkëpunim të mëtejshëm me Maqedoninë dhe me qeverinë e Maqedonisë, e drejtuar nga Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Kongresi amerikan i hebreve i uron fitoren Nikolla Gruevskit dhe partisë së tij OBRM-PDUKM të zgjedhjeve të mbajtura parlamentare në Maqedoni. I vlerësojmë raportet e ODIHR, si dhe vëzhguesit tjerë ndërkombëtar, se zgjedhjet janë mbajtur lirshë, korrekt dhe atmosferë demokratike’, thuhet në urim.
Nga Kongresi presin bashkëpunim të mirë në mes Maqedonisë dhe Izraelit. /Telegrafi/