Site icon Telegrafi

Konfuzion në aplikacionin e motit të BBC-së, parasheh erëra me shpejtësi prej 15 mijë milje në orë dhe temperatura prej 400 gradë Celsius

BBC u ka kërkuar falje përdoruesve, pasi aplikacioni i tij i motit tregoi gabimisht parashikimet për erërat e “forcës së uraganit” pranë Londrës dhe temperaturat mbi 400 gradë Celsius në Nottingham.

Parashikuesit e motit të BBC-së ishin të shpejtë për të vënë në dukje çështjen, dhe për të bërë të qartë se grafika e pasaktë po përmirësohet, transmeton Telegrafi

“Oops, mos u alarmoni nga të dhënat tona [aplikacionin e motit BBC] këtë mëngjes”, shkroi në X prezantuesi dhe meteorologu kryesor i BBC Weather, Simon King.

“Të jeni të sigurt se nuk do të ketë erëra me shpejtësi prej 14,408 milje në orë, erëra të forta uragani ose temperatura 404 gradë gjatë natës. Ajo po shikohet dhe shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt”, shtoi ai

King tha se vlerëson se grafika mund të ketë shkaktuar  “konfuzion”, veçanërisht me uraganin Milton që sjell erëra të rrezikshme në pjesë të Floridës në SHBA. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version