Prokuroria tashmë ka bërë kërkesë që të ndalet edhe një person në ndalim prej 48 orëve.
Personi i tretë që do të ndalet ka qenë i plagosur. Ai ka qenë vetëm i gërvishtur nga një plumb.
Konflikti në mes të familjes Mehmeti dhe Rafuna besohet se është ashpërsuar së fundmi.
Lajmin për të ndaluarin e tretë e bëri të ditur për Express, prokurori i rastit Ilaz Beqiri.
“Jemi duke i vazhduar hetimet. Do ta ndalojmë edhe një të dyshuar të tretë për këtë rast. Për momentin motivi thuhet të jetë pronësor”, tha prokurori Beqiri.