Telegrafi

Konfirmon Marotta: Juve do ta transferojë dikë nga Atalanta

Giuseppe Marotta ka konfirmuar se Juventusi do ta transferojë dikë nga Atalanta në janar, me shumë gjasa Mattia Caldaran apo Roberto Gagliardinin.

“Nuk do ta mohoj se i kemi vënë objektivat te disa lojtarë të rinj atraktivë në futbollin italian, ku vazhdojnë të prodhohen talentë”.

“Jemi duke punuar dhe biseduar me disa talentë në ngritje, të cilët meritojnë të jenë në skenën kryesore”, ka thënë drejtori gjeneral i Bianconerëve për Sky Sport Italia.

Ai është pyetur edhe për mbrojtësin Caldara dhe mesfushorin Gagliardini.

“Kemi raporte të mira me Atalantan dhe nuk do ta mohoj se jemi takuar. Afati kalimtar hapet në janar, por mund të konfirmoj se do ta transferojmë dikë prej tyre”, ka shtuar Marotta. /Telegrafi/