Fiorentina ka konfirmuar se Matias Vecino do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore tek Interi dhe do të transferohet te Nerazzurrët për 24 milionë euro.
Në një komunikatë zyrtare të Violas thuhet se zikaltrit e kanë aktivizuar klauzolën e mesfushorit për prishjen e kontratës.
“Fiorentina bën të ditur se Interi ka shprehur interesim për të kërkuar të drejtat sportive të Matias Vecinos duke shfrytëzuar klauzolën liruese të tij”.
“Në këtë mënyrë, Viola e ka autorizuar lojtarin që t’u nënshtrohet ekzamimimeve mjekësore për definimin e marrëveshjes”, shkruan në njoftimin e klubit.
Vecino është pjesë e Fiorentinas nga viti 2013, ndërsa ka qenë i huazuar edhe te Cagliari dhe Empoli. /Telegrafi/