Site icon Telegrafi

Konfirmohet takimi i Kurtit me përfaqësuesit e Listës Serbe

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet sot me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve.

Kështu tha për Telegrafin zyrtarë për informim të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb. Me këta të fundit do të diskutohet programi qeverisës sidomos në fushat që kanë impakt në jetën e këtij komuniteti”, thanë zyrtarë të LVV-së.

Në këtë takim, po ashtu do të diskutohet edhe për propozimet e Kurtit sa i përket drejtuesit të ministrisë që do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb, siç garanton Kushtetuta. /Telegrafi/

 

Exit mobile version