Kreu i Audi për hulumtim dhe zhvillim, Ulrich Hackenberg, ka konfirmuar se kompania prodhuese në Ingolstadt brenda një kohe të shkurtër do të lansojë modelin Q8.
Ky model, natyrisht, do të bazohet në modelin Q7 të ri, të cilin së shpejti do të kemi mundësinë ta shohim, duke pasur parasysh se premiera e tij është e planifikuar për panairin e veturave që do të mbahet në Detroit në fillim të vitit të ardhshëm.
Formula, sipas të cilës do të dizajnohet Q8, tashmë është e njohur, por mjafton të themi se ky model do të jetë konkurrent i BMË X6 dhe Mercedes-Benz MLC-in, transmeton Koha.
Po ashtu, ky automjet do të duhej të huazonte edhe disa karakteristika të dizajnit të konceptit Prologue, i cili do të jetë një nga përfaqësuesit e fundit të dizajnit “të vjetër”.
Le të themi se ky model do të bazohet në platformën modulare të gjeneratës së dytë të MLB, e cila do të rezultojë në një peshë të modelit bazë prej më pak se dy tonelata dhe një gjatësi totale prej më shumë se pesë metra.
Motorizimi do të bazohet në masë të madhe në modelin Q7 të ri, pra konsumatorëve do t’u ofrohen motorët V6 dhe V8 Turbo, me benzinë dhe naftë. Mund të pritet edhe versioni hibrid Plug-in, dhe ndoshta edhe një version elektrik.
Hackenberg gjithashtu ka thënë se përveç dhënies dritë të gjelbër këtij projekti dhe kohëzgjatjen e pritjes së zhvillimit të procesit, ky model pritet të dalë në treg pas tre vitëve.
Duhet thënë se ky ‘crossover’ luksoz do të luajë një rol të rëndësishëm në zgjerimin e linjave Q, e cila do duhej të zgjerohej në modele Q1, Q2, Q4 dhe Q6.
Sipas vlerësimeve, këto vetura, veçanërisht SUV dhe Crossover, së shpejti do të duhej të përbëjnë rreth 40 për qind të shitjeve, respektivisht Audi pret të shesë rreth 800.000 SUV-a në vit. /Telegrafi/