Telegrafi

Konfirmohet datat e ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve

UEFA ka bërë zyrtare datat se kur do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në ora 12:00 në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për t’i zbuluar çiftet cerekfinale për Ligën e Kampionëve.

Fati deshi që ndeshja kryesore të jetë ajo në mes të dy finalistëve të vitit të kaluar, Juventusit dhe Real Madridit.

Ndeshja interesante është ajo në mes të dy skuadrave të mëdha angleze, Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Megjithatë, tani kanë dalë edhe datat zyrtare se kur do të zhvillohet ndeshjet çerekfinale në mes të këtyre skuadrave.

Ndeshjet e para:

3 prill: Sevilla – Bayern, Juventus – Real Madrid

4 prill: Barcelona – Roma, Liverpool – Man. City

Ndeshjet kthyese:

10 prill: Roma – Barcelona, Man. City – Liverpool

11 prill: Bayern – Sevilla, Real Madrid – Juventus

/Telegrafi/