Site icon Telegrafi

Konfirmohet: Chiellini mungon ndaj Milanit në finalen e Kupës

Giorgio Chiellini (Getty Images)

Pezullimi i Giorgio Chiellinit është konfirmuar zyrtarisht, kështu që mbrojtësi i Juventusit do të humbasë finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.

Qendërmbrojtësi i Juventusit mori karton të verdhë në fillim të ndeshjes kthyese në Allianz Arena në gjysmëfinalen e djeshme (mërkurë) me Atalantat.

Ky ndëshkim me të verdhë ka bërë që italiani të përmbush numrin e kartonëve dhe të pezullohet për finalen ndaj Milanit në Kupën e Italisë.

Lexo po ashtu Juve fiton ndaj Atalantas dhe kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

Nuk ka pezullime të tjera për ndeshjen finale të Kupës, pasi të pezulluarit tjerë Andrea Masiello i Atalantas dhe Stefan Radu i Lazios nuk do të luajnë në finale dhe pezullimin e vuajnë në sezonin e ardhshëm.

Chiellini u ndëshkua ndaj Atalantas (Getty Images)

Mesfushori Miralem Pjanic është gjobitur me 1.500 euro për shkak të simulimit në një përpjekje për të fituar një penallti, një veprim për të cilin ai ishte ndëshkuar me të verdhë gjithashtu.

Milan pa mungesa në finale të Kupës (Getty Images)

Te Rossonerët nuk do të ketë asnjë mungesë për shkak të pezullimeve me kartonë, ndërsa skuadra është thuajse e plot edhe për shkak të lëndimeve të pakta.

Lexo po ashtu Milani fiton pas penaltive ndaj Lazios: Nota e Lojtarëve, Strakosha ndër më të mirët

Finalja e Kupës së Italisë me datë 9 maj dhe do të zhvillohet vetëm në ndeshje.

Stadiumi që do të mirëpret këtë finale të Kupës është Olimpico në Romë. /Telegrafi/

Exit mobile version