Ditë me parë Federata e Basketbollit te Kosovës ka njoftuar te gjitha klubet në gjirin e saj, se afati i fundit për paraqitje në edicionin e ri, është deri më datë 10 shtator ora 14:00.
Komesiari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija në një intervistë për “Asistinonline” ka konfirmuar se të gjitha skuadrat e Superligës së meshkujve janë paraqitur për edicionin e ri 2020/21.
“Të gjitha klubet e meshkujve të Superligës, kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe për edicionin e ri 2020/21. Shtyrja e afatit me tepër ka qenë vetëm për ligat më të ulëta dhe kategoria e reja”, ka thënë Kurshumlija.
Në edicionin e ri do të marrin pjesë tetë skuadra.
Lista e skuadrave të Superligës së meshkujve:
1.Sigal Prishtina
2. Peja
3. Rahoveci
4. Trepça
5. Bashkimi
6. Vëllaznimi
7. Ylli
8. Ponte