Serie A ka konfirmuar datat për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Atalanta – Juventus do të luhet me 30 janar 2018, kurse Milan-Lazio në ditën tjetër.
Për të arritur në finale duhet arritur një rezultat pozitiv në dy ndeshje dhe vlen të theksohet se Zonja e Vjetër e ka fituar këtë garë në tre vitet e fundit.
Bianconerët janë favorit për triumfin e katër radhazi pasi Atalanta e Etrit Berishës vështirë se do befasojë kampionët.
Ndeshjet e kthimit do të luhen me 27 dhe 28 shkurt, por ende nuk është vendosur se cilat skuadra do të luajnë në datat e lartë përmendura për ndeshjen e dytë.
Juventusi është skuadra me më së shumti kupa të fituara, plot 12, ndjekur nga Roma me nëntë dhe Interi me shtatë. /Telegrafi/