Telegrafi

Konfirmohen bisedimet Pogba-Real Madrid

Bisedimet në mes të mesfushorit francez, Paul Pogba dhe Real Madridit nuk janë më vetëm thashetheme.

Paul Pogba është në bisedime me Real Madridin mbi një lëvizje të mundshme gjatë afatit kalimtar verës.

Sipas agjentit të mesfushorit francez, Mino Raiola, bisedimet janë në fazën fillestare, por kalimi mund të finalizohet pasi Pogba admiron trajneri francez dhe Real Madridin.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Ne jemi në fazën e parë të negociatave. Paul admiron Real Madridin dhe Zinedine Zidane, që padyshim do të jetë i rëndësishëm për vendimin e tij”, deklaroi Raiola për Marca.

“120 milionë euro, 140 milionë? Paul është me vlerë të madhe, çdo gjë që një klub është i gatshëm të paguajë për të”, përfundoi agjenti i futbollistit. /Telegrafi/