Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner mbetet i vendosur të bashkohet me Liverpoolin.
Werner është lidhur me një largim nga klubi gjerman dhe një transferim në Ligën Premier.
Sulmuesi gjerman pëlqehen nga Chelsea dhe Manchester United, por sipas ekspertit italian të futbollit, Fabrizio Romano, Werder do kalojë te Liverpooli.
Romano këtë gjë e ka konfirmuar me anë të një postimi në profilet e tij zyrtare në mediat sociale.
“Liverpooli para dy javësh i kërkoi kohë Leipzigut për Timo Werner”.
“Të dy klubet nuk janë ende në bisedime zyrtare, por Liverpooli është ende preferenca e Wernerit”.
“Ai foli me Jurgen Klopp shumë herë dhe ai do të presë Liverpoolin”.
“Ai do t’i konsideronte ofertat e tjera vetëm nëse Liverpool do të vendosë të heqë dorë”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/