Kompanitë – të cilat përfshijnë Amazon, Accenture, Adidas, Hilton, PepsiCo dhe Starbucks – janë zotuar të trajnojnë dhe punësojnë mbi 250 mijë refugjatë në tre vitet e ardhshme, kryesisht ukrainas që kanë ikur nga pushtimi rus.
Këto kompani kanë thënë se do të punësojnë drejtpërdrejt më shumë se 13 mijë refugjatë dhe të trajnojnë më shumë se 86 mijë prej tyre.
Amazon do të punësojë të paktën 5 mijë dhe kompanitë duke përfshirë Accenture, Indeed dhe Microsoft janë zotuar të trajnojnë rreth 40 mijë refugjatë.
ManpowerGroup dhe Randstad – disa nga agjencitë më të mëdha të punësimit në botë – janë ndër ato që gjithashtu janë zotuar të “lidhin” rreth 152 mijë refugjatë me punësimin. Angazhimet e kompanive vijnë pasi Evropa po përballet me krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.
Miliona njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që kur Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Në vitin 2022, Tent mobilizoi komunitetin e biznesit amerikan për t’u angazhuar për të punësuar mbi 22 mijë refugjatë dhe për të trajnuar më shumë se 13 mijë prej tyre gjatë tre viteve të ardhshme. /Telegrafi/