Site icon Telegrafi

Kompania që ka nën pronësi Newcastle United, tani posedon edhe Al Hilal, Al Ahli, Al Nassr dhe Al Ittihad

Arabia Saudite njoftoi të hënën transformimin e katër klubeve të mëdha të Ligës Saudite, Al Hilal, Al Ahli, Al Nassr dhe Al Ittihad në kompani në pronësi të Fondit të Investimeve Publike (PIF) dhe fondacione jofitimprurëse për secilin klub.

Kjo vjen si pjesë e njoftimit të së hënës të Projektit të Investimeve dhe Privatizimit të Klubeve Sportive, që ka nën pronësi edhe klubin e Ligës Premier, Newcastle United.

Anëtarët ekzistues të çdo klubi do të përfshihen në katër fondacionet. PIF do të zotërojë 75 për qind të pronësisë në secilin klub dhe do të zgjedhë pesë anëtarë të bordit të çdo klubi.

Lexo po ashtu Shuma astronomike: Messi dhe Benzema afër marrëveshjes me Arabinë Saudite

Dy anëtarët e tjerë do të zgjidhen nga asambleja e përgjithshme e fondacioneve jofitimprurëse dhe presidenti i çdo klubi do të jetë një nga ata që zgjidhet nga fondacioni.

Fondi po punon me Ministrinë e Sporteve për të gjitha procedurat e nevojshme rregullatore për të përfunduar transferimet e klubeve në strukturat e tyre të reja si kompani të sapothemeluara krahas fondacioneve jofitimprurëse.

Transferimi i katër klubeve do të hapë mundësi të ndryshme tregtare, duke përfshirë investimet, partneritetin dhe sponsorizimet në shumë sporte.

Lexo po ashtu Sa do të fitojë Benzema te Al Ittihad në sekondë, minutë, javë, muaj dhe vit - shifra astronomike

Si pjesë e projekteve të Investimeve, organeve kombëtare të zhvillimeve në Mbretëri iu dhanë pronësia e disa klubeve në ligën e parë dhe të dytë.

Organet përfshijnë Saudi Aramco, Autoritetin e Zhvillimit të Portës Diriyah, Komisionin Mbretëror për AlUla dhe NEOM. /Telegrafi/

Exit mobile version