Telegrafi

Komenti qesharak i Vera Orës për veshjen e Ritës: Të qenka shqyer bluza, hajde ta qep mami

(Foto: Instagram/ritaora/veraora)

Ditë më parë, Rita Ora ka bërë një seri fotografish së bashku me një arushë gjigante prej pelushi, ndërkohë që theksonte se po e ruan distancën sociale.

Me këtë rast, 29-vjeçarja vuri në pah edhe figurën trupore, e veshur me kostum të zi me prerje të shumta te pjesa e barkut dhe gjoksit.

Njëherësh, ajo kishte veshur edhe një xhaketë të zezë, të kombinuar me pantallona dhe çizme që përshtateshin me veshje, ndërsa i stiloi flokët bionde të kapura lart në pjesën e përparme dhe të lëshuara nga mbrapa.

(Foto: Instagram/ritaora)

Ka qenë pikërisht pjesa e gjoksit që ka tërhequr vëmendjen e fansave, pasi që veshja e Ritës ishte pjesërisht e ndarë.

Lexo po ashtu Rita Ora mban distancë sociale edhe me arushin prej pelushi, duket atraktive në pozat e fundit

Dhe për këtë ka bërë shaka nëna e këngëtares, Vera Ora, e cila i ka komentuar asaj në anglisht dhe në shqip.

(Foto: Instagram/ritaora)

“Të qenka shqyer bluza Ritë, hajde ta qep mami”, është komenti qesharak i nënës së sa saj. /Telegrafi/