Mjetet luftarake të këmbësorisë Bradley M2A2 ODS që së fundmi i janë dhënë ushtrisë ukrainase, kanë filluar të shihen në vijën e parë të frontit.
Ishte brigada e 47-të e motorizuar, e cila i ka tetë sosh si dhe tanket M-44 S (tanku slloven T-55), e pritet që edhe një brigadë tjetër të ketë automjete të tilla të blinduara, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shihen kolona e këtyre mjeteve që kanë ngjyrë të hirtë, derisa ukrainasit kanë Bradley edhe me të gjelbër.
Se ku aktualisht gjenden këto automjete luftarake nuk dihet, pasi tabela e vendit para tyre është “shlyer” për arsye të sigurisë dhe pikërisht para tabelës ndërpritet filmimi.
Pentagoni i ka dhuruar nga rezervat e saj mbi 50 mjete të blinduara Bradley, të cilat i ka në dispozicion ushtria ukrainase.
Gjykuar nga pamjet, analistët ushtarakë thonë se është një shenjë që paralajmëron se ukrainasit po përgatiten për një kundërofensivë të madhe. /Telegrafi/
Its coming 👊🏻🇺🇦🇺🇦🔥
BRADLEYs pic.twitter.com/Im7e0LjhVh— Азов South (@Azovsouth) April 25, 2023