Telegrafi

Kolasinac do të vendosë mes Milanit dhe Arsenalit

Sead Kolasinac nuk ka nënshkruar për Arsenalin dhe do të vendosë ndërmjet Topçinjtë dhe Milanit – ka bërë të ditur babai i lojtarit.

Mbrojtësit të krahut i mbaron kontrata me Schalken në fund të sezonit, ashtu që ai po kërkohet nga disa prej klubeve kryesore evropiane.

Është raportuar se boshnjaku ka parakontratë me Arsenalin, mirëpo kjo duket të mos jetë e vërtetë.

Në një intervistë për TV N1 Sarajevo, babai i tij ka sqaruar se nuk është nënshkruar kurrfarë marrëveshjeje.

Për më shumë, ai ka thënë se Milani pëlqehet më shumë nga Kolasinac dhe se vendimi do të merret gjatë kësaj jave. /Telegrafi/