Telegrafi

Kokëdhimbje të mëdha për Xavin, duhet të zgjedh tri gjëra të mëdha në formacionin e Barçës

Barcelona ka arritur fitore spektakolar ndaj Real Betisit me rezultat 5-0, në një ndeshje ku shkëlqyen të gjithë.

Katalunasit dominuan një skuadër të fortë si Real Betis, përkundër që kanë disa mungesa të rëndësishme në formacion si ajo e Ronald Araujos apo Pedrit.

Pas ndeshjes, një tifoz theksoi se pavarësisht një paraqitjeje të shkëlqyer, dhimbjet e kokës u grumbulluan vetëm për Xavin.

Lexo po ashtu Xavi i lumtur me dy Joaot e Barcelonës: Janë të lumtur sepse janë në klubin e ëndrrave

Këtu janë tre ‘dhimbjet e mëdha të kokës’ që, sipas Neal Gardner , shefi i Barçës duhet të trajtojë tani:

1). Cili do të jetë çifti në qendrën e mbrojtjes?

Jules Kounde, Andreas Christensen dhe Ronald Araujo – të gjitha të jashtëzakonshme.

2). Zgjedhja e titullarëve në mesfushë?

Pedri, Gavi, Oriol Romeu, Ilkay Gundogan dhe Frenkie de Jong. Tre pozita në mesfushë derisa janë pesë mesfushorë klasi.

3). Kush do të luaj sulmues në krahun e djathtë?

Ferran Torres, Raphinha apo Yamal janë në garë për vetëm një pozitë.

Lexo po ashtu Provokim apo gabim i paqëllimshëm, faqet zyrtare të Barcelonës përmendin Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin pas fitores ndaj Betis

“Unë mendoj se disa lojtarë janë të padiskutueshëm, pavarësisht të gjithave”,tha Xavi.

“Kur të jenë në gjendje, Pedri, Araujo dhe një nga FDJ/Gundogan do të jenë gjithmonë në fushë. Por ne më në fund kemi marrë thellësinë cilësore të skuadrës për t’u përzier dhe për t’u përballur”, u shpreh Xavi.

Kë do të zgjidhnit për çdo pozicion, nëse do të ishit Xavi? /Telegrafi/