Barcelona ka arritur fitore spektakolar ndaj Real Betisit me rezultat 5-0, në një ndeshje ku shkëlqyen të gjithë.
Katalunasit dominuan një skuadër të fortë si Real Betis, përkundër që kanë disa mungesa të rëndësishme në formacion si ajo e Ronald Araujos apo Pedrit.
Pas ndeshjes, një tifoz theksoi se pavarësisht një paraqitjeje të shkëlqyer, dhimbjet e kokës u grumbulluan vetëm për Xavin.
Këtu janë tre ‘dhimbjet e mëdha të kokës’ që, sipas Neal Gardner , shefi i Barçës duhet të trajtojë tani:
1). Cili do të jetë çifti në qendrën e mbrojtjes?
Jules Kounde, Andreas Christensen dhe Ronald Araujo – të gjitha të jashtëzakonshme.
2). Zgjedhja e titullarëve në mesfushë?
Pedri, Gavi, Oriol Romeu, Ilkay Gundogan dhe Frenkie de Jong. Tre pozita në mesfushë derisa janë pesë mesfushorë klasi.
3). Kush do të luaj sulmues në krahun e djathtë?
Ferran Torres, Raphinha apo Yamal janë në garë për vetëm një pozitë.
“Unë mendoj se disa lojtarë janë të padiskutueshëm, pavarësisht të gjithave”,tha Xavi.
“Kur të jenë në gjendje, Pedri, Araujo dhe një nga FDJ/Gundogan do të jenë gjithmonë në fushë. Por ne më në fund kemi marrë thellësinë cilësore të skuadrës për t’u përzier dhe për t’u përballur”, u shpreh Xavi.
Kë do të zgjidhnit për çdo pozicion, nëse do të ishit Xavi? /Telegrafi/