Pronari i Inter Miami, Jorge Mas, ka folur në lidhje me transferimin potencial të Lionel Messit duke e konsideruar si një moment historik për në futbollin amerikan.
Pasi ka qëndruar i heshtur për një kohë, ai ka vendosur të flasë për ndikimin që do të ketë argjentinasi te klubi i tij dhe në përgjithësi në MLS.
Gjatë bisedës me një numër të kufizuar të gazetarëve, Mas ka thënë se superylli dhe klubi i tij kanë arritur marrëveshje për kushtet dhe janë duke finalizuar dokumentacionin dhe vizat.
Data e mundshme e debutimit të tij është më 21 korrik në DRV PNK Stadium për ndeshjen e kupës kundër ekipit meksikan, Cruz Azul.
Burime të Miami Herald kanë thënë se 35-vjeçari do të nënshkruajë marrëveshje prej dy vjet e gjysmë me pagë vjetore rreth 60 milionë dollarë (55 milionë euro), ndërsa do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një sezon tjetër në vitin 2026. /Telegrafi/
#nocaptionneeded pic.twitter.com/UGcMQ4IG9w
— Jorge Mas (@Jorge__Mas) June 19, 2023