Telegrafi

Kohët e sakta kur burrat dhe gratë duhet të ushtrojnë për të eliminuar dhjamin e barkut dhe për të humbur peshë shpejt

Nëse jeni duke ushtruar në mëngjes ose në mbrëmje, ka ndryshim në përfitime.

Por për rezultatet më të mira, shkencëtarët kanë zbuluar kohën optimale të ditës për të humbur atë peshën e tepërt në varësi të gjinisë suaj.

Studiuesit e udhëhequr nga Prof. Paul J Arciero, Skidmore College, New York, rekrutuan 30 gra dhe 26 burra.

Ata ndoqën një plan trajnimi dhe ushqimi 12-javor në të cilin përdornin forma të ndryshme ushtrimesh gjatë katër ditëve të javës. Burrat dhe gratë u rekomanduan të stërviteshin ose midis orës 6:30 dhe 8:30 të mëngjesit, ose midis orës 18:00 dhe 20:00.

Lexo po ashtu Tre përbërës të shëndetshëm për t'u shtuar në ‘smoothie-n’ tuaj të përditshme që ndihmojnë në djegien e yndyrës

Ata që shkonin në palestër në mëngjes e bënin këtë pa ngrënë më parë. Ata hanin katër vakte në ditë, duke përfshirë një pas stërvitjes. Ata që shkonin në mbrëmje hanin gjithashtu katër vakte në ditë, nga të cilat njëri duhej të ishte pas stërvitjes.

Prof. Arciero dhe ekipi i tij ishin në gjendje të përcaktonin kohën më të mirë për të ushtruar bazuar në qëllimet e fitnesit. Gratë që duan të humbin yndyrën rreth barkut dhe ijëve duhet të ushtrojnë në mëngjes, zbuloi studimi.

Lexo po ashtu Pse është e rëndësishme të ecim 10 mijë hapa në ditë?

Ata gjithashtu mund të përfitojnë nga fundi më i rrumbullakosur dhe këmbët me formë, sipas gjetjeve të publikuara në Frontiers in Physiology.

“Megjithatë, gratë e interesuara për të fituar forcën, fuqinë dhe qëndrueshmërinë e muskujve të pjesës së sipërme të trupit, si dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të humorit dhe marrjes së ushqimit, stërvitja në mbrëmje është zgjedhja e preferuar”, tha Prof. Arciero.

Lexo po ashtu Kjo stërvitje prej katër sekondash mund të djegë dhjamin dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës

Rezultatet ishin të kundërta për meshkujt – ata që duan të humbin peshë rreth mesit duhet t’i përmbahen një seance palestër në mbrëmje. Studimi tregoi se këta burra kishin gjithashtu kolesterol dhe presion më të ulët të gjakut. /Telegrafi/